Policia e Tiranës ka shpallur mbrëmë natën e luftës kundër drogës. Në darën e policisë ka rënë 25 vjeçari Gentjan Shuke dhe 36 vjeçari Alfred Frasholli. Sipas burimeve nga zyra e antidrogës në momentin e ndalimit atyre ju është gjetur 1.5 dhe 2.4 gram heroinë. Sipas uniformave blu, Shuke ka qënë dhe më parë i dënuar për trafiqe të drogës.

Pas pak orësh në mesnatën e mbrëmshme Policia e Komisariatit 3 ka arrestuar dhe dy qytetarë të tjerë me të njëjtën akuzë por në duart e tyre është gjetur kokainë. Të ndaluarit janë Gentjan Hyseni dhe Shkëlqim Orjetri, të cilëve iu gjet 3 gram kokainë secilit. Materialet hetimore dhe provat për katër të ndaluarit i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës. Nesër pritet që Gjykata e Faktit të zhvillojë seancën për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tyre./tvklan.al