Policia e Shtetit ka njoftuar se pas orës 13:00 të kësaj të shtune e deri në orën 05:00 të së hënës do të lejohet qarkullimi i transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet. Por policia sqaron se çfarëdo lloj dyqani do të jetë i mbyllur në oraret kufizuese dhe nuk do të lejohet shitja.

“Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por nuk lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara”, thotë policia.

Uniformat blu shprehen se të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore./tvklan.al