Policia ka dhënë informacion zyrtar për vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia thotë se 31 – vjeçarja vuante nga epilepsia.

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”,

thuhet në njoftim.

Adelajda ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur e në moshë fare të re ka tronditur mbarë opinionin publik.

/tvklan.al