policia-rrugorePavarësisht ankesave të shumta të qyetarëve se gjobat në mungesë po i marrin në mënyre të paligjshme, policia nuk terhiqet nga vendimi i saj për të gjobitur çdo drejtues mjeti që nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor.

Ervin Dervishi, shefi i trafikut urban në Tiranë thotë se ankesat e qytetarëve lidhen me faktin se ata nuk janë gjobitur me parë për shkeljet e kryera.

Policia rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 20 mijë gjoba vetëm në muajin dhjetor. Megjithatë, sipas Dervishit, ankesat kanë qene fare të papërfillshme. Ndërsa gjobat, sipas tij, duhet të kishin qënë edhe me të shumta në numër.

Por përsa u perket ankesave, vetë qytetarët thonë se, ashtu sikurse nuk janë lajmëruar për gjobat, nuk dinë se ku të adresohen për ankimet.

Nga ana tjeter, zyra për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se shifra e ankimimeve të qytetarëve për gjobat po arrin në mbi 2 mijë.