Policia dyshon se 34-vjeçari u mor peng

Policia dyshon se 34-vjeçari u mor peng

17:00 03/10/2019

Eri Zefi u vra me një plumb në kokë

Policia dyshon se 34-vjeçari Eri Zefi, i njohur dhe si Anton Zefi, u mor peng dhe më pas u ekzekutua me një plumb në kokë.

Policia po heton mbi pistën e hakmarrjes pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi, vrau me 24 shkurt në Durrës, fqinjin. Për këtë krim ai po vuan dënimin në burg. 34-vjeçari Zefi u gjet pa jetë pranë Rrugës së Kombit, në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë pikasur trupin e të riut. Mësohet se ai banonte në Durrës.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi