Policia e Elbasanit ka kaluar në gadishmëri numër një me rastin e festave. Nëpër rrugë janë shtuar patrulla dhe kontrollet e policisë të cilët kanë disiplinuar trafikun e rënduar në rrugët e qytetit dhe ato nacionale. Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici këto ditë për prishje të qetësisë apo vepra të tjera penale. Natën e 31 Dhjetorit sipas kryepolicit të Elbasanit, Koseni, do të jenë në krye të detyrës të 18 automjetet e policisë me efektiv të plotë përveç patrullave të tjera këmbësore. Natën e Vitit të Ri pjesa më e madhe e popullsisë do ta kalojnë në shesh ku do të bëhet një koncert i madh festiv, ndaj janë marrë masa. Në gadishmëri janë edhe punonjësit e zjarrfikësve të Elbasanit, të cilët do jenë në gadishmëri për ruajtjen e jetës së qytetarëve apo pronave të tyre në rast rreziku./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj