Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e ish-punonjësit, Fadil Syleviqin, i cili u gjet pa shenja jete te liqeni i Badovcit.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për klankosova.tv se ekipet e hetuesisë po vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”.

“Në vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”./klankosova