Mes armatimeve edhe një flamur i Serbisë

Policia e Kosovës njoftoi se ka zbuluar të tjera armatime gjatë një patrullimi në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendit.

Në raportin e policisë thuhet se janë gjetur rreth 700 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator kallashnikovi dhe rreth 34 gëzhoja.

Bashkë me municionet u gjet edhe një flamur serb.

Deri tani nuk ka persona të ndaluar për këtë rast, por hetimet vijojnë për të gjetur poseduesit e tyre.

Tv Klan