Pas denoncimit nga Televizoni Klan se bregdeti i Shëngjinit po dëmtohet nga ndërtimet pa kriter dhe pa leje, Policia e Lezhës vazhdon të heshtë.

Edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pas asnjë leje zhvillimore, disa subjekte vazhdojnë të qetë punimet përgjatë Lungomares, duke zaptuar edhe pronën publike.

Përballë kësaj situate, nga policia nuk ka asnjë reagim.

Një ditë më parë, në përgjigje të interesit të Televizionit Klan, Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi sqaroi se prej 1 muaji e gjysmë, janë pezulluar të gjitha lejet zhvillimore dhe vetëdeklarimet.

Ai premtoi se të gjitha ndërtimet do të prishen dhe përgjegjësit do të gjobiten. Por veç masave administrative të Bashkisë, është policia ajo që duhet të nisë procedimet penale, në rastet kur konstaton ndërtime pa leje.

Tv Klan