Policia njofton kushtet e reja të lëvizjes

Nisur nga dita e dielë, siç ishte paralajmëruar policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se do të lejohet kalimi i qytetarëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim. Nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Ndërkohë prej 17 Gushtit, qytetarët që duan të kalojnë në Greqi duhet që të kenë kryer testin e COVID 19, jo mw vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë Negativ; Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti; Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze; Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës; Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

“Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos të dynden në të njëjtën kohë drejt pikave kufitare dhe ata që do të udhëtojnë duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga pala greke, për të mos krijuar radhë e vonesa gjatë përpunimit të dokumentaconit të këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Ndërkohë lëvizja drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të vijojë si më parë. /tvklan.al