Kur kanë kaluar pesë ditë nga hapja e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, kanë aplikuar online rreth 120 studentë që kanë përfunduar studimet e larta universitare Bachelor dhe Master me rezultate të larta në shkencat juridike, shkencat ekonomike apo në shkencat kompjuterike.

Nisur nga këto shifra, Policia e Shtetit fton dhe nxit çdo student që përmbush kriteret, që të aplikojë online deri në datën 15 shkurt 2019 në portalin aplikime.asp.gov.al

/tvklan.al