Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Policia e Tiranës, shoqëroi mbrëmë 32 persona, për pjesëmarrje në mitingun e paligjshëm të Partisë Demokratike. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës Bilbil Mema, në këtë miting merrnin pjesë rreth 700 persona. Të shoqëruarit nëpër komisariatet e policisë, ishin nga Kruja, Laçi, Fieri, dhe Tirana. Ata u gjobitën dhe më pas u lanë të lirë.

Edhe gjatë mitingut të djeshëm, pjesëmarrësit kanë goditur me mjete të forta në godinën e Ministrisë së Rendit Publik, duke thyer xhamat e dritareve dhe më pas iu drejtuan kryeministrisë, ku manifestuan për rreth një orë. Dje Gjykata e Faktit të Tiranës, firmosi masën e arrestit me burg, për katër nga të akuzuarit nën akuzën e pjesëmarrjes në tubimet e paligjshme të PD.

Gjatë mitingjeve të paligjshme të PD, të degës së Tiranës, të cilat kanë filluar që nga e enjtja e kaluar, forcat e policisë së Tiranës, kanë shoqëruar në komisariat qindra persona, të cilët më pas janë lënë të lirë./tvklan.al