Gjatë 12 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur plot 135 gjoba vetëm në Rrugën e Kavajës për parkim të gabuar.

Në njoftimin për mediat, policia thotë se Rruga e Kavajës shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti. /tvklan.al