Policia e Tiranës, vrasjet në Bllok – (25 Qershor 2000)


Policia e Tiranës, vrasjet në Bllok – (25 Qershor 2000)

22:24 25/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Policia e Tiranës në kërkim të një strukture të re anti-krim. Vetëm para dy muajsh krerët e saj deklaruan se kanë hartuar dhe do të zbatojnë një plan të ri të hyrje-daljeve në rast vrasjesh. Vetëm në këto dy muaj kanë ndodhur shumë vrasje, madje në qendër të Tiranës, dhe vrasësit në shumicën e rasteve nuk janë kapur edhe pas projekt-planit të ri të bllokimit.

Këto pamje janë marrë vetëm para katër netësh, ku policia është përballur me një tjetër vrasje në qendër të Bllokut dhe ku policia zbuloi vetëm makinën e vrasësve. Që prej asaj nate, drejtuesit e komisariatit nr.2, kanë vendosur në këtë zonë të nxehtë një furgon policie me shërbim 24 orë.

Vrasje e ndodhura kanë një largësi shumë të vogël kohore dhe në distancë, ndaj kjo tregon se nevojitet një tjetër formë lufte ndaj krimit, duke shtuar më shumë kontrollet në rrugë, pasi profesionalizmi tek krerët e komisariateve nuk mungon./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj




Të ngjashme