Policia e Peqinit ka njoftuar se është proceduar penalisht pronari i lokalit në Pekisht ku u gjetën materiale zgjedhore nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në një njoftim, policia thotë se gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe sekuestruan 10 fletë të ngjashme me ato të votimit, të paplotësuara dhe të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve.

Pronarit iu sekuestrua portofoli me një shumë prej 280 mijë lekësh ndërsa në banesë mbante një pushke të vjetër dhe një pistoletë zhurmuese.

Ndaj tij ka nisur procedim penal për veprat “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Tv Klan