Policia e Bulqizës në bashkëpunim me atë të Dibrës në kuadër të operacionit “GOLOMERAN-2021” ka vënë në pranga 5 persona. Sipas autoriteteve pas një hetimi 3-mujor janë vënë në pranga:  U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, E.B., 24 vjeç;  M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit policia i ka gjetur 33-vjeçarit nga Fushë-Kruja një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kilogram kanabis në proces tharjeje.

Pesë personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./tvklan.al