Përveç Italisë dhe Greqisë marijuana shqiptare duket se po mbretëron dhe në Gjermani. Plot 500 kg marijuanë janë bllokuar nga policia gjermane në Hanover.

Mediat gjermane shkruajnë se është gjetur një punishte plot me kanabis, pas disa muajsh hetimesh, që lindën me sekuestrimin e 30 kg marijuane.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë. Katër të arrestuarit, 3 shqiptarë dhe një malazez kishin kthyer një garazh në vend për tharjen e marijuanës. Ata nuk kanë bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Përveç marijuanës janë kapur edhe rreth 60 mijë euro, para të gatshme, stoli dhe armë. Droga nëse hidhej në treg, droga kapte vlerën e 2 milionë euro. /tvklan.al