Xhafaj: Ditët në vijim do ketë lajme interesante

Xhafaj: Ditët në vijim do ketë lajme interesante

09:30 18/10/2018

“Qëndroni afër këto ditë do ketë lajme”.

Me këtë njoftim për gazetarët, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbylli një konferencë për shtyp me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dieter Romann.

Por çfarë qëndron pas këtij paralajmërimi? Burime të Tv Klan sqarojnë se policia shqiptare është duke kryer një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane për shkatërimin e një grupi kriminal që operon në fushën e trafikut të drogës. Operacionin pritet të finalizohet në ditët në vijim ndërsa mësohet se veprime po kryhen në të dyja vendet.

Një tjetër çështje për të cilën autoritetet shqiptare dhe ato gjermane po punojnë është ajo e kapjes së 613 kg kokainë në një magazinë në Maminas në pronësi të Arbër Çekajt, që mbahet i arrestuar në Gjermani.

Nuk është e qartë nëse këto çështje sollën në Tiranë kreun e policisë feredale gjermane pasi zyrtarisht Xhafaj dhe Romann e vunë theksin te bashkëpunimi mes dy vendeve për intensifikimin e luftës kundër grupeve kriminale. Policia gjermane do të dërgojë një këshilltar pranë policisë shqiptare, ndërsa ka dhuruar 20 makina për policinë e kufirit.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori