Policia greke zbulon 7 bomba molotov



Policia greke zbulon 7 bomba molotov

15:34 15/11/2016

Pavarësisht masave të ashpra të marra nga policia greke për vizitën zyrtare të presidentit amerikan Barak Obama në Athinë, agjentët kanë arritur të gjejnë 7 bomba Molotov në një pjesë të rrugës ku duhej të kalonte eskorta e liderit të Shtëpisë së Bardhë.

Bombat artizanale u gjetën në Nea Zmirni. Ndërkohë persona të maskuar kanë sulmuar një në qendër të Athinës duke grabitur bombola gazi dhe shishe me alkool.

Policia greke dyshon se grabitja është kryer nga persona që synojnë t’i përdorin si bomba gjatë protestave. Kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka urdhëruar një sërë masash sigurie ndërkohë që gjatë ditës së sotme shkollat në kryeqytetin grek janë mbyllur dhe transporti publik është pezulluar./tvklan.al







Të ngjashme