Policia i bën me shenjë 18-vjeçarit të ndalojë automjetin ku kishte armë zjarri, por ai…


Policia i bën me shenjë 18-vjeçarit të ndalojë automjetin ku kishte armë zjarri, por ai…

17:12 05/10/2022

Një 18-vjeçar me iniciale O. S. është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin në të cilin u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte drejt Greqisë.

Në bazë të informacioneve të siguruara se disa persona po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë 18-vjeçarit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./tvklan.al












Të ngjashme