Policia franceze është vënë në qendër të kritikave pasi një oficer i hodhi solucion djegës në fytyrë një protestuesi më aftësi të kufizuara. Ky moment është filmuar nga kamerat amatore në protestën e ditës së shtunë nga “jelekverdhët” në qytetin e Toulouse. Sipas dëshmitarëve, protestuesi me aftësi të kufizuara po i afrohej policit duke iu lutur t’i kthente syzet që ia kishte marrë.

Oficeri i policisë i përgjigjet duke i hedhur solucion djegës në sy. Qytetari u filmua më pas me sytë e irritur nga solucioni djegës që i ishte hedhur në fytyrë. Kjo është java e 16-të e protestave të “jelekëve të verdhë” që protestojnë kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Protestuesit i vunë zjarrin kazanëve dhe u përleshën me policinë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat. Të premten, Presidenti francez përsëriti një thirrje duke bërë apel për qetësi dhe duke dënuar sjelljet e dhunshme që kishin ndodhur edhe në protestat e kaluara.

/tvklan.al