6 kërkesa për riekspertime dhe rimarrjen në pyetje

Policia i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të rihapë dosjen e 21 Janarit, ku të bëhet edhe një herë riinspektimi i provave dhe pamjeve filmike dhe të rimerren në pyetje dëshmitarët dhe pjesëmarrësit në tubimin e 10 viteve më parë. Policia thotë se nuk ka prova të reja, por sugjeron që të behet edhe njëherë hetimi për këtë ngjarje me argumentin se ka ndryshuar teknologjia sa u përket ekspertimeve kriminalistike.

Policia i kërkon organit të akuzës në Tiranë: “Riekspertim për drejtimin e qitjes për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. Të rikontrollohen pamjet filmike, duke u fokusuar në vrasjen e Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Të ekzaminohet në një nga laboratorët e BE-së predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës. Të rimerren në pyetje ish-efektiv dhe efektiv të Gardës së Republikës. Të rimerren në pyetje personat pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave, dëshmitar, etj”.

Pasi kërkesa të mbërrijë në Prokurorinë e Tiranës, do të jetë drejtuesja e organit të akuzës Elisabeta Imaraj që do të vendosë për rihetimin e dosjes, apo jo. Në procesin e parë për vrasjen e 4 personave më 21 Janar të 2011 janë është dënuar ish-kreu i Gradës, Ndrea Prendi dhe ish-oficeri Agim Llupo.

Tv Klan