Pas denoncimit të një qytetari që po tentonin t’i vidhnin automjetin, punonjësit e patrullës së Policisë në Durrës kanë reaguar menjëherë.

Sapo kanë marrë njoftimin se një person po tentonte të vidhte një automjet në lagjen nr.12 të Durrësit, uniformat blu, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, 49-vjeçari me iniciale A.Dh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al