Policia e Shtetit thotë se prej të premtes dhe në orët e para të kësaj të shtune, në platforma online është bërë thirrje për dhunë ndaj policisë dhe pronës private e publike gjatë tubimit.
Në një deklaratë për mediat, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, Albert Nushi, deklaroi se janë duke u kryer hetime për identifikimin e personave dhe bën thirrje për distancim nga ata.
“Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore. Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme”, tha Nushi.
Një thirrje policia e pati edhe për prindërit.
“U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale. Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët”, tha Nushi.
Policia apeloi për për të protestuar në respektim të ligjit pa cenuar sigurinë e askujt.
/tvklan.al












Botërori 2026 