Policia kërkon gurin e çmuar me vlerë marramendëse

Posta

Policia kërkon gurin e çmuar me vlerë marramendëse

11:25 26/10/2019

Policia japoneze, që prej të premtes, po kërkon një diamant që kap vlerën e më shumë se 1.8 milionë dollarëve.

Diamanti u zbulua se ishte vjedhur nga një panair tregtar gurësh të çmuar, jashtë Tokios.

“Diamanti i vjedhur të enjten vlen 200 milionë yen (më shumë se 1.8 milionë dollarë). Besojmë se u vodh nga vendi ku shfaqej”, tha një zëdhënës policie për “AFP”.

Diamanti 50 karatësh shfaqej për publikun në panairin në Yokohama, ku merrnin pjesë kompani nga Japonia, Rusia dhe Kina.

Panairi nuk u ndërpre pavarësisht vjedhjes së bujshme. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi