Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat ka konfirmuar ditën e sotme lëvizjet në Policinë e Lezhës ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike.

Kjo e fundit, në një dalje për mediat tha se transferimi i dy agjentëve të policisë, që ndoqën operacionet për kapjen e drogës në Rrëshen është dëshmi se Kryeministri qëndroi në anën e trafikantëve dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë drogën.

Por Policia e Shtetit, në deklaratën e saj thotë se

“hedh poshtë çdo akuzë të bërë nga subjekti politik PD dhe i kërkon partive politike t’i përmbahen të vërtetës”,

ndërsa sqaron si më poshtë lëvizjet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.

 Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë  emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.

Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.

Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.

Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e  Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati  në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.

Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.

Ylli Vata nga shef Seksioni  për Rendin  në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë  emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.

Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e  Policisë Lezhë.

Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në  Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së  Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë. /

tvklan.al