Kontroll banesave të 3 gjyqtarëve të Dritan Dajtit

Kontroll banesave të 3 gjyqtarëve të Dritan Dajtit

15:50 15/02/2019

Me urdhër të Gjykatës për Krimet e Rënda, policia ushtroi kontrolle në 5 banesa të 3 gjyqtarëve, të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke i hequr dënimin me burgim të përjetshëm.

Kërkesa për kontrollin e banesave është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton për akuzën e korrupsion, vendimin i cili çoi dënimin me 25 vite burg për Dajtin, akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Këto pamje të siguruar nga Televizioni Klan tregojnë momentin e kontrollit të banesës së Skënder Daminit, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

“Ky është apartamenti i Skënder Daminit, atje ku u gjetën 17 mijë Euro, si dhe municione luftarake, të cilat i mbante pa leje. Gjyqtari i Apelit pak ditë më parë ka dhënë vendimin për dënimin me 25 vite burg për Dritan Dajtin. Policia po ushtron kontrolle edhe në banesat e 2 gjyqtarëve të tjerë, ndërsa mësohet se janë gjetur shuma të konsiderueshme monetare, që nuk justifikohen nga gjyqtarët”.

Damini u shoqërua në polici ku ka dhënë shpjegime, e më pas është lënë i lirë.

“Damini u shoqërua për më shumë se 2 orë në Drejtorinë e Policisë ku po merret në pyetje. Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të rënda, gjyqtarit iu sekuestrua një aparat celular dhe pritet ekzaminimi i tij për të parë komunikimet e fundit të gjyqtarit”.

Damiani ka deklaruar në polici se paratë e gjetura janë të djalit që i ka siguruar nga biznesi i tij. Ndërsa municionet janë harruar në banesë qysh prej kohës kur mbante armë zjarri me leje.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në 5 qytetet, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë, aty ku ndodhen edhe shtëpitë e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kontrolle janë bërë po në banesën e Daminit në Vlorë, por nuk ka të dhëna nëse janë gjetur prova që i shërbejnë hetimit.

Aksioni është zhvilluar në Lezhë, në banesën e Aleks Nikollit. Edhe në këtë rast nuk sqarohet nëse janë gjetur materiale kompromentuese.

Kontrollet e policisë u zhvilluan një javë pas vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, i cili vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie.

Prokuroria nisi hetimet për akuzën e korrupsionit dhe veprimi i parë hetimor ishte kontrolli i shtëpive. Hetuesit shpresojnë që të gjejnë prova, ku të mbështesin akuzën e tyre. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që t’i shkarkojë tre gjyqtarët.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo