Disa të shoqëruar, gjendet një makinë në Fushë Krujë

Pas ekzekutimit të Shkëlzën Kastratit, mëngjesin e 1 Shkurtit, policia ka zhvilluar një operacion në 4 qytete për arrestimin e autorëve të dyshuar.
Forcat e ndërhyrjes se shpejte, shqiponjat dhe ato te rendit, kanë kryer kontrolle në Fier, Durrës, Tiranë e Vlorë. Gjatë operacionit kane qenë në fokus disa banesa, ndërsa janë shoqëruar persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë të ndaluarit dyshon se kanë lidhje me makinën tip “Audi” që ka bërë largimin e autorëve që kryen vrasjen nga mbikalimi i Baltëzes drejt Mbrostarit.

Ndërkohë Televizioni Klan mëson se në Fushë Krujë është gjetur një makinë, e cila dyshohet se është përdorur për largimin e autorëve nga Fieri, pasi dogjën automjetin Range Rover që përdoren në atentat.

Makina është dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe hetuesit shpresojnë se mund të gjejnë prova që do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Për vrasjen e Shkëlzen Kastratit dy ditë më parë janë shoqëruar edhe dy persona nga Tepelena, por ende nuk dihet nëse kanë lidhje me ekzekutimin.

Tv Klan