Të gjitha lëvizjet e fletëve të votimit, kutive dhe mjeteve të tjera që duhen për procedurën e votimit të referendumit të Kushtetutës, janë shoqëruar nga forcat e policisë. Komisariatet kanë qënë në gatitshmëri dhe gjatë gjithë paradites grupe të tyre kanë lëvizur pranë kopshteve dhe shkollave, vende ku janë përqëndruar qendrat e votimit.

Për fshatrat e Tiranës janë kujdesur forcat policore të komisariatit numër 4 i cili ka garantuar lëvizjet që nga qendra e Këshillit të Rrethit e deri në zonat e përcaktuara. Drejtuesit e policisë tashmë kanë gjithë informacionin e nevojshëm nga drejtuesit e Pushtetit Lokal dhe deri në orët e pasdites është konfirmuar se gjithçka ka kaluar pa probleme./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili