Policia Kufitare e Kakavisë në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare ka arrestuar një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /tvklan.al