Qendrat e votimit për Kushtetutën do të vendosen nën mbrojtjen e forcave të policisë një ditë para hapjes së orarit të votimeve. Një urdhër i lëshuar nga zyrat e Ministrisë së Rendit Publik, i ka detyruar uniformat blu që nesër në ora 18:00 të ndërmarrin zyrtarisht në ruajtje të plotë gjitha qendrat e votimit.

Ambientet e këtyre të fundit do të mbikqyren jo vetëm nga rojet e armatosura por dhe nga agjentët specialë që do të informojnë për çdo lëvizje të dyshimtë rreth tyre. Ruajtja e qendrave të votimit bën pjesë në planin e masave që policia ka ndërmarrë për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe pa probleme.

Në këtë plan parashikohet gatitshmëria 100% e policisë, kontrolli i rrugëve nacionale nga trupat dhe forcat speciale, si dhe rujatja me ushtarët komando të objekteve të rëndësisë së veçantë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili