Policia ndalon këngëtarin pa patentë: Këndo ose t’i fikëm “dritat” (Video)

Edhe pse është personazh i njohur në muzikën shqiptare duket se Ylli Limani nuk i ka shpëtuar policisë. I ftuar sot në “Xing me Ermalin” në Tv Klan ai tregoi se kohë më parë policia speciale e Kosovës e ka ndaluar pa patentë. Këngëtari tha se njëra prej policeve e kishte njohur dhe më pas i kishin kërkuar që të këndonte këngë popullore ose patriotike. Fillimisht këngëtari kishte refuzuar, por siç tregon ai me humor ata i kishin thënë: “Këndo ose t’i fikëm dritat”.  I vënë në vështirësi këngëtari rrëfeu se kishte kënduar këngën e “Hajredin pashës” dhe më pas e kishin lënë të largohej.

Ermal Mamaq: Mua kur më takojnë njerëzit më thonë që t’i bëj për të qeshur, po ty të kërkojnë të këndosh?

Ylli Limani: Një herë më ka ndaluar policia speciale e Kosovës rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ata nëse sillesh keq të fikin derën dhe llampat. Më nxorrën nga makina, e kuptuan që nuk kisha patentë dhe më thotë të afrohem tek furgoni i tyre, por një police aty pas thotë: “Ky këndon… Hajde na këndo një këngë…” Çfarë kënge do i thash? Një këngë popullore ose patriotike më tha. I thash që nuk këndoj. Do këndosh më tha apo të t’i fikim dritat. Ermal nuk më beson njeri, por fillova të këndoj “Hajredin pashën”. Ata nxorrën telefonin të më filmonin, në atë moment ndaloj dhe iu them: “Më dënoni, më bëni çtë doni, por nuk ju lejoj të më inçizoni sepse më ikën fytyra. Më rrihni dhe mos më inçizoni iu thash”. Por më vonë më lanë të shkoj./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*