12 orë kontroll në autostradën Fier-Vlorë i ka mjaftuar policisë rrugore për të ndërshkuar shoferët e pandërgjegjshëm. Për shpejtësi marramëndëse që kalonin 200 km/orë dhe me manovra në rrugë, policia ka vendosur 35 masa administrative, dhe ka hequr 11 leje drejtimi.

Po ashtu janë vendosur 4 masa maksimale për 4 shtetas të huaj në vlerën e 30 mijë Lekë të reja. Edhe aksi rrugor Elbasan-Tiranë, veçanërisht segmenti pasi del nga tuneli i Krrabës deri në Sauk, ka qenë veçanërisht i vëzhguar për shkak të shpejtësisë së madhe dhe rrezikut të aksidenteve që ka kjo pjesë e rrugës.

Radari i policisë ka pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi dhe jane vendosur 21 masa administrative për manovra dhe parakalime të rrezikshme.

Edhe për shkak të perdorimit të alkoolit janë pezulluar 10 patenta dhe si dhe janë arrestuar 2 persona.

Këto shifra të larta janë vertëtë shqetësuse duke qenë jemi në sezonin veror ku dhe fluksi Ii automjeteve është edhe më i madh.

Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm në rrugë pasi shpjetësia vret jetë.

Klan Plus