Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Operacioni antikioskë në Elbasan, do të fillojë me prishjen e 9 ndërtimeve pa leje në zonën hidrotermale të Llixhave në Elbasan. Këtë fakt e ka pohuar vetë kreu i policisë ndërtimore Mit’hat Havari, që kishte zbritur sot në Elbasan. Në një takim pune për këtë problem është zhvilluar në prefekturë në prani të Prefektit Durim Hushi, kryetarit të Qarkut Kozma Hakani, përfaqësues të policisë ndërtimore, në Elbasan dhe shefit të rendit.  

Havari ka cituar se në fillim do të lajmërojnë pronarët e ndërtimeve pa leje dhe më pas do të veprojnë. Për këtë qëllim do të sillet në Elbasan fadroma dhe grupi i gatshëm nga Tirana, të ndihmuar dhe nga forcat e rendit në Elbasan. Në prefekturën Elbasan, numërohen 3600 ndërtime pa leje.

Sipas prefektit, vetëm në qytetin e Elbasanit, janë në emergjence, 480 ndërtime pa leje, që kanë bllokuar rrugë, trotuare, sheshe, ambiente publike, parqe shkolla, institucione etj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori