Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fadroma e policisë ndërtimore, sot është parë pranë Presidencës, tek lokalet e njohura, ngritur në lulishten përball saj. Tre lokale, përfshi dhe restorantin “Artur”, janë lajmëruar kohë më parë për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, duke iu lënë pesë ditë afat. Forma e prerë e vendimit merret sot, ku vetë pronarët kanë zbatuar urdhrin, duke i hequr vetë pajisjet e tyre, pa lënë që faroma të shkatërrojë.

Ndërsa paralajmërimi i bërë kioskave në krahë të Korpusit Qendror, u shty për shkak të qëndrimit, të djeshëm që Gjykata Tiranë, i njohu të drejtën e pronës pronarëve. Burime të policisë ndërtimore thanë, që ekzekutimi i tyre u shty deri në sqarim të plotë të dokumentacionit, pasi nuk janë të gjithë përfitues./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti