Në fokus ruajtja e sigurisë dhe jetës se qytetarëve

Në prag të festave, Policia e Shtetit deklaroi sot se ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.

Të gjitha strukturat e policisë kanë kaluar në gatishmëri në “Shërbim të përforcuar”.

Në fokus është siguria e jetës dhe pronës duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin.

Një tjetër detyrë e policisë është mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre që kthehen për të festuar festat me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Prezencë më të madhe të policisë do të jetë edhe në akset rrugore me qarkullim të shtuar dhe pikat e kalimit kufitar.

Tv Klan