Policia në kërkim të Fjolla Morinës



Policia në kërkim të Fjolla Morinës

09:24 21/01/2021

Telashet për Fjolla Morinën nuk kanë të sosur… Këtë herë, këngëtarja 34-vjeçare, për arsye të panjohura, vendosi të largohej nga banesa ku ishte e detyruar të qëndronte, pasi ndaj saj gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Ajo po qëndronte në një apartament me qira në Kukës, por kur policia shkoi të mërkurën për kontroll, këngëtarja nga Prishtina nuk ndodhej aty.

Këtë të enjte, në një njoftim zyrtar për mediat, Policia e Kukësit tha se çështja në ngarkim të 34-vjeçares është referuar në prokurori dhe se po punohet për kapjen e saj.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të Fjolla Morinës., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj“, tha policia në një njoftim për mediat.

Në Shtator të vitit të lamë pas, Fjolla Morina u kap me armë zjarri ndërkohë që po vinte në Shqipëri nëpërmjet doganës së Morinës./tvklan.al






Të ngjashme