Gjashtë ditë pas grabitjes së ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, policia thotë se nga ana e kompanisë së sigurisë ICTS, nuk janë marrë masa për shtimin e elementëve të sigurisë përveç patrullimit me makinë.

Genc Merepeza, Drejtor i Përgjithshëm i Kufirit në polici shprehet se, me iniciativë policia ka shtuar masat në ambientet përreth aeroportit .

Merepeza pranon ekzistencën e shkresës së Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me elementët e cënuar të sigurisë në Rinas para grabitjes.

Për ngjarjen e 30 qershorit në pistën e Rinasit, të premten pritet të mblidhet Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil Shqiptar. /TV KLAN