Policia e Vlorës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Prita”, u sekuestruan 48 kg kanabis dhe 97 fidanë në kubikë. Lënda narkotike do të kultivohej në një banesë në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Uniformat blu kishin marrë informacione për këtë rast të kultivimit të drogës dhe gjatë kontrolleve në banesë, u gjetën lënda narkotike dhe sendet e nevojshme për ta kultivuar. Dy persona, Z.I. 36 vjeç dhe E.B. 30 vjeç, u arrestuan në flagrancë. Po, kështu u sekuestruan edhe dy makina dhe aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

/tvklan.al