Policia britanike është vënë në kërkim të një shqiptari, i cili akuzohet për disa ngjarje të ndryshme të lidhura me përndjekje dhe ngacmim.

Autoritetet besojnë se Klevis Xhelaj ndodhet në Leicestershire dhe u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë informacion për të, të flasin në polici.

28-vjeçari shqiptari kërkohet nga policia në lidhje me një seri krimesh të kryera nga Qershori i vitit 2021, deri Marsin e këtij viti.

Megjithatë, pavarësisht hetimeve të zgjeruara, detektivët e kanë pasur të vështirë që të gjejnë Xhelajn. Prandaj kanë thirrur për ndihmë publikun.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Xhelaj ka banuar në Sheffield dhe ka lidhje në Leicester, Nottinghamshire, West Midlands dhe Londër.

Madje ata kanë bërë edhe një përshkrim për të riun. Përveç theksit shqiptar, autoritetet thonë se se shqiptari ka në kraharor disa tatuazhe./tvklan.al