“U shoqëruan 37 persona, 2 policë u lënduan”

Aksioni për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ditën e dielë është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat njoftoi se deri tani janë shoqëruar në komisariat 37 persona, si dhe janë dëmtuar dy efektivë policie pasi janë qëlluar me kapsolla dhe sende të forta.

Punonjësit e policisë aktualisht po marrinë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa shumica e të shoqëruarve pasi janë marrë në pyetje janë proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, protestuesit që qëndrojnë pranë sheshit të teatrit, janë në shkelje të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pasi ndalohen tubimet dhe grumbullimet.

Tv Klan