Policia e Beratit nuk ka lejuar pronarët e firmave gurore të nisin punën në zonën e Novajt të Skraparit, edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila lejoi rinisjen e gërmimeve për nxjerrjen e gurit dekorativ.

Uniformat blu bllokuan kampionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli edhe përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve.

Një javë më pare, policia deklaroi nëpërmjet juristit të saj se, firmat do të lejohen të punojnë në zonën e Novajt, menjëherë pasi ky institucion të njihej zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative. Por, edhe pas publikimit të këtij vendimi, duket se qeveria nuk do të lejojë fillimin e punimeve në këtë zonë./ABC News Albania 24/7