20 prej të ndaluarve, në kërkim për tentavivë vrasje, drogë dhe armëmbajtje
25 persona, ranë në prangat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit “Sundimi i ligjit”. Siç duket në këto pamje, aksioni i bluve u shtri në disa qytete të vendit. 20 prej të arrestuarve, ndodheshin në kërkim për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.
Ndërsa 5 të tjerët e kapur në flagrancë nga policia u konstatuan duke lëvizur me armë zjarri dhe drogë.
Mes të ndaluarve, në Shkodër, është Krisian Fermosi, i cili akuzohet për tentativën e vrasjes së dy vëllezërve Ardian dhe David Kiri, ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit 2022.
Në pranga ra edhe Mërgim Lazri, në Dibër, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për grabitjen dhe vrasjen e një arkitekti.
Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan 3 armë zjarri dhe municion luftarak në Dibër, Tiranë dhe Fier, si dhe një sasi prej 61 gram kokainë, e 500 doza kanabis sativa, gati për shitje.
Policia e Shtetit deklaron se u angazhuan 1852 forca nga drejtoritë vendore.
Për arrestimin e 25 personave, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se aksioni është në vijim dhe prova e parë e sigurisë kombëtare po ecën me sukses.
Klan News