Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, duke u fokusuar në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në kuandër të aksionit për vjedhjen e energjisë, që ka përfshirë të gjithë vendin kanë vepruar në terren 80 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE dhe janë kryer 3.765 kontrolle në terren.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 36 autorë.

Nga këta, 20 autorë janë arrestuar në flagrancë, 3 autorë  janë shpallur në kërkim dhe 13 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 25 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 17 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 12 raste me 12 autorë,  nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë dhe 10 ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të llotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 13 raste me 13 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë./tvklan.al