Një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar nga Policia e Vlorës. Një 39-vjeçar i quajtur Gazmend Merkaj kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij dhe e kërcënonte me hanxhar.

Ndërhyrja në kohë e uniformave blu, pas sinjalizimit të marrë, bëri të mundur arrestimin e 39-vjeçarit Merkaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në banesën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”. /tvklan.al