Policia Rrugore në Tiranë ka hartuar urdhër shërbimi të dedikuar për konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe rrugët e evidentuara me risk për ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve të ditëve të fundit Policia njofton se  janë arrestuar në kushtet e flagrancës 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 24 për drejtim mjeti ne gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu mësohet se janë pezulluar 187 leje drejtimi, nga të cilat 105 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

Janë ndëshkuar 82 drejtues automjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe për gara shpejtësie; Janë ndëshkuar 198 drejtues automjetesh, për shkelje te sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor); 210 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve”, shtohet në një njoftim të policisë.

Po ashtu 28 drejtues automjetesh me targa regjistrimi të shteteve të tjera janë shoqëruar në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore. Pas verifikimit, drejtuesit e mjeteve janë proceduar administrativisht për shkeljet e konstatuara dhe mangësitë në dokumentacionin e tyre./tvklan.al