“Droni edukues” ka si objektiv rritjen e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një video të publikuar nga Policia, drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë imazh nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë bën të ditur se nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!/tvklan.al