Policia refuzoi kërkesën e PD, Berisha: Protesta më datë 6 Dhjetor, ora 12:00


Policia refuzoi kërkesën e PD, Berisha: Protesta më datë 6 Dhjetor, ora 12:00

12:30 26/11/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quan të paqenë vendimin e Policisë së Tiranës që refuzoi protestën e opozitës më datën 6 Dhjetor, ditë kur zhvillohet samiti i BE-së. Sipas Berishës, policia tregoi mbrëmë që nuk njeh Kushtetutën dhe as ligjet e vendit. Kryedemokrati u shpreh se populli opozitar “me datën 6 Dhjetor në ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij”.

“Policia njoftoi mbrëmë që nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim të Policisë së Shtetit i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë. Së treti Policia e Shtetit, Edi Rama… s’është policia është Edi Rama, po e trajton samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë përveçc Edi Ramës janë burra dhe gra, shtetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

KE pikërisht për të qartësuar pozicionin europian në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta kërkoi publiksht që e drejta e qytetarëve shqiptarë për protesta, të respektohet. Ndaj dhe ai refuzim është nul and void, është i paqenë. Tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, i cili është i tmerruar nga populli opozitar që me datën 6 në ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij. Në datën 6 ora 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar, për të ardhemn e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Në datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata të cilët shohin vlerat europiane si vlerat më të çmuara për ata, për shoqërinë, për kombin, për Shqipërinë. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do të jetë një protestë në të cilën do të buçasë në 4 anët thirrja e Duam Shqipërinë si Europa. Do të buçasë

Kemi kaq motive për të qenë më datën 6 në shesh dhe në rrugët e Tiranës duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë të cilët ne i përshëndesim dhe i konsiderojmë një nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe assesi për Edi Ramën, i cili nuk përfaqëson shqiptarët, përfaqëson aferat e tmerrshme korruptive mbi të cilat është zhytur.

Edi Rama, një tradhtar i kombit shqiptar, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe interesave Putinit me ato që bën. Kemi kaq motive për të qenë me datën 6 në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe asesi për Edi Ramën i cili nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë. Përfaqëson narkoshtetin që ka ndërtuar”, u shpreh Berisha.

Rindërtimi nga tërmeti, Berisha: Qeveria i përdori fondet për të blerë votat

Kryedemokrati Sali Berisha në një komunikimi live në Facebook shprehu sot ngushëllimet e tij për 51 viktimat e tërmetit të para 3 viteve në vend.

Berisha tha se qeveria aktuale është përgjegjëse për jetët e humbura, nuk dënoi autorët e vërtetë dhe shpërdoroi masivisht fondin e tërmetit.

Ai theksoi se miliona euro nga fondi për tërmetin janë përdorur për të blerë votat.

Sot është një ditë, në të cilën tre vjet më parë, një tërmet i rëndë, i fuqishëm, tronditi thellësisht Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, bëri dëme të mëdha materiale, por mbi të gjitha, 51 qytetarë mbetën në rrënojat e këtyre shtëpive nga ky tërmet. Më dramatike, vdekjen e pafajshme të këtyre fëmijëve, grave dhe burrave, në Thumanë dhe Durrës, që dhanë shpirt nën rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se të gjithë ata, në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do kishte dëshmuar përgjegjësinë me minimale, do jetonin dhe do ishin të gjallë midis nesh sot. E them këtë, sepse të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në rrënojat e pallateve të deklaruara të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit të atij viti, por babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, të sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot.

Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë. Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro. Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet”, u shpreh Berisha./tvklan.al









Të ngjashme