Policia rikthehet në Lazarat

Policia rikthehet në Lazarat

15:43 12/09/2019

Disa të arrestuar në jug për kultivim kanabisi

Gjatë orëve të natës forcat speciale kanë zbarkuar në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës. Mësohet se deri tani në sajë të operacionit Forca e Ligjit janë arrestuar 8 persona në Gjirokastër, Memaliaj, Këlcyrë dhe Tepelenë.

Sipas burimeve, në këtë grup kriminal të skeduar nga Forca e Ligjit janë të përfshirë më shumë se 20 persona për të cilët vazhdon ende operacioni për kapjen e tyre.

Ndërkohë kultivimi kanabisit është rikthyer në Lazarat, por në sasi të vogla. Blutë e Gjirokastrës kanë zbuluar rreth 30 bimë të kultivuara në tokë të hapur dhe për këtë janë shoqëruar disa persona.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi