Një aeroplan pasagjerësh i “British Airways” në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris është ndaluar dhe është rrethuar nga policia.

Autoritetet kanë zbritur të gjithë pasagjerët që ndodheshin në atë aeroplan pasi kishin marrë një kërcënim sigurie.

Aeroplani Airbus A320 është rrethuar nga forca të shumta policie skuadrat anti-bombë të cilat po kontrollojnë nëse ka ndonjë objekt të dyshimtë. Autoritet kishin marrë një kërcënim direkt për këtë avion që do të fluturonte drejt Britanisë së Madhe. Të gjitha pasagjerët u kontrolluan para të zbriteshin nga aeroplani.

Një zëdhënës i kompanisë së fluturimit tha se siguria e udhëtarëve dhe e ekuipazhit është prioritet i lartë. /

tvklan.al